Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS/ Helvetas – Swiss Intercooperation Kosovo, nga data 2 – 5 mars 2016, kanë organizuar këshillimin e përbashkët dhe vizitën studimore për Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane dhe Zyrtarët e MAPL-së me temë “Roli i komunave në përmbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane 2016“.
Është bërë prezantimi i ligjëratës nga z. Enea Hoti, këshilltar i Ministrit të Ministrisë së Shtetit për Çështje Vendore me temë “ Roli i Qeverisjes Vendore në procesin e integrimit evropian”. Të pranishmit u informuan lidhur me ndarjen territoriale të cilën e ka të organizuar Shqipëria, Strategjinë e Decentralizimit, kompetencat e komunave, pastaj për çështjen e reformës së administratës publike, përafrim të legjislacionit, monitorimin dhe zbatimin e legjislacionit vendor, çështjen e fondeve të BE-së në të cilat Shqipëria është përfituese e programeve të ndryshme rajonale dhe transnacionale, prokurimin publik, si dhe centralizimin e procesit të integrimit evropian.
Është realizuar vizita studimore në Bashkinë e Shkodrës me Kryetaren e Bashkisë znj. Voltana Ademi dhe stafin mbështetës të saj. Kryetarja znj. Ademi i informoi të pranishmit me punën që bëhet në Bashkinë e Shkodrës, përfshirë menaxhimin e përgjithshëm, organizimin në zonat urbane dhe zonat rurale të Bashkisë, njësitë administrative, për çështjen infrastrukturore, rrjetin e ujërave, menaxhimin e mbeturinave.
Është realizuar vizita studimore në Komunën e Ulqinit me kryetarin z. Fatmir Gjeka dhe stafin e tij mbështetës. Z.Gjeka potencoi faktin se Komuna e Ulqinit është vend multi-etnik dhe fetar dhe vazhdon të ruaj këtë diversitet me qëllim të ndërtimit të urave të bashkëpunimit. Gjithashtu, Ulqini konsiderohet si vend model për tolerancë, gjuhën e mirëkuptimit dhe respektimit të njëri tjetrit. Po ashtu, një prezantim para të pranishmëve e bëri z. Arslan Hajdinaga për sa i përket rolit të komunës së Ulqinit në çështjen e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, përfitimit të fondeve, realizimit të projekteve të ndryshme, ndërmarrjes së iniciativave rajonale dhe zhvillimit rajonal, si dhe një sërë çështjes të tjera.
Në shenjë mirënjohje dhe respekti, MAPL u ka dhuruar nga një Hyjneshë të Prishtinës këshilltarit të Ministrit të Ministrisë së Shtetit për Çështje Vendore, kryetares së Bashkisë së Shkodrës, kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe kryetarit të Komunës Urbane të Tuzit.