Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Redžepi dhe Shabani dikustuan për problemet e qytetarëve

Prishtinë, 07 shkurt 2020

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi ka mirëpritur sot z. Tahir Shabanin, Ambasador i Kosovës për Paqe në Francë dhe kryetar i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Ministrja  Redžepi e njoftoi ambasadorin për aktivitetet e MAPL-së, si dhe për planet për periudhën e ardhshme, duke theksuar se ajo dhe kabineti i saj, do të përpiqen ta bëjnë Kosovën një vend më të mirë për jetën e të gjitha komuniteteve, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje për qeveritë lokale, si dhe duke pasur kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Theks i veçantë do të jetë në hapjen e vendit tonë drejt vendeve fqinje dhe ofrim më të madh të mbështetjes të komunave në brezin kufitar me fqinjët tanë (Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia).

Ambasadori Shabani, duke e uruar ministren për pozitën e saj të re, njëherit i dëshiroj shumë suksese edhe në punën e saj. Po ashtu, Ambasadori theksoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me MAPL-në, për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors