Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Rishikimi i rezultateve afatmesme

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka mori pjesë  Konferencën e  organizuar nga UNDP, me rastin e shqyrtimit të rezultateve afatmesme.

02 Qershor 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka mori pjesë  Konferencën e  organizuar nga UNDP, me rastin e shqyrtimit të rezultateve afatmesme.

“Si pjesëmarrës i ndryshimeve politike besoj se kemi një përgjegjësi në përmirësimin e jetesës së qytetarëve, pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik të arritur në Kosovë”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Petrovic  gjithashtu theksoi rëndësinë e partneritetit të Qeverisë me  UNDP-në dhe shtoi se UNDP mund të ofrojë ndihmë ekonomike, sociale dhe kohezion territorial, që garanton respektimin e të drejtave elementare të njeriut , të atyre që jetojnë në varfëri dhe nuk marrin ndihmë sociale.

Zëvendëskryeministri Petrovic ka thënë se UNDP me programin e vete sa i përket të rinjve në Kosovë ofron arsimim  në të gjitha nivelet shoqërore.

Po ashtu, z. Petrovic ka theksuar r bashkëpunimin e deritanishëm me UNDP-në, duke shpresuar se edhe në të  ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim.

Në këtë konferencë mori pjesë  edhe Osnat Lubran, përfaqësuese kryesore e  UNDP-së në Kosovë, Ministrja për  Integrime Evropiane Vlora Çitaku, Mahir Jagcilar, Ministër i Administratës P0ublike, Ambasadorë në  Kosovë, Kryetarët e Komunave dhe të tjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors