Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka mori pjesë Konferencën e organizuar nga UNDP, me rastin e shqyrtimit të rezultateve afatmesme.
02 Qershor 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka mori pjesë Konferencën e organizuar nga UNDP, me rastin e shqyrtimit të rezultateve afatmesme.
“Si pjesëmarrës i ndryshimeve politike besoj se kemi një përgjegjësi në përmirësimin e jetesës së qytetarëve, pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik të arritur në Kosovë”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Petrovic gjithashtu theksoi rëndësinë e partneritetit të Qeverisë me UNDP-në dhe shtoi se UNDP mund të ofrojë ndihmë ekonomike, sociale dhe kohezion territorial, që garanton respektimin e të drejtave elementare të njeriut , të atyre që jetojnë në varfëri dhe nuk marrin ndihmë sociale.
Zëvendëskryeministri Petrovic ka thënë se UNDP me programin e vete sa i përket të rinjve në Kosovë ofron arsimim në të gjitha nivelet shoqërore.
Po ashtu, z. Petrovic ka theksuar r bashkëpunimin e deritanishëm me UNDP-në, duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe Osnat Lubran, përfaqësuese kryesore e UNDP-së në Kosovë, Ministrja për Integrime Evropiane Vlora Çitaku, Mahir Jagcilar, Ministër i Administratës P0ublike, Ambasadorë në Kosovë, Kryetarët e Komunave dhe të tjerë.