05 tetor 2011
Në ditën e parë të këtij Forumi, z. Besnik Osmani ka prezantuar temën "Politikat Publike për zhvillimin territorial" …
Në ditën e parë të këtij Forumi, z. Besnik Osmani ka prezantuar temën "Politikat Publike për zhvillimin territorial" që ka ofruar informata për të pranishmit në lidhje me themelimin dhe zhvillimin e 5 Agjencioneve Regjionale në Kosovë dhe funksionimin e tyre.
Prezantimi i z. Osmani, është mirëpritur nga të pranishmit në forum sidomos për faktin e përparimit që Kosova ka bërë në themelimin dhe zhvillimin e agjencioneve regjionale për zhvillim dhe zbatimin e projekteve të shumta të cilat janë realizuar në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal dhe ndërkufitar.
Në forumin “ Territori, Ekonomia dhe vetëqeverisja lokale – Perspektivat e reja për të ndryshuar " vlerësim pozitiv nga pjesëmarrësit i është dhënë prezantimit nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Besnik Osmani për prezantimin e të arriturave që ka shënuar Kosova në fushën e procesit të decentralizmit me theks të veçantë vendosjes së sistemit vendimmarrës sa më afër qytetarëve.
Në margjinat e organizmit të Forumit e parë botëror me temën “ Territori, Ekonomia dhe vetëqeverisja lokale – Perspektivat e reja për të ndryshuar " janë zhvilluar edhe shumë takime të veçanta me përfaqësues të shteteve, autoriteteve lokale, agjensioneve zhvillimore e komunitetit të donatorëve nga Spanja, Italia, Peru, Bolivia, Gjermania, Franca etj.
Në fokus të diskutimeve ka qenë mundësia e përfshirjes së agjensioneve dhe projekteve të tyre në zhvillimin dhe promovimin e zhvillimit lokal ekonomik duke ndihmuar autoritetet lokale dhe etnitetet e bizneseve familjare që të nxisin punësimin dhe promovojnë produktet kosovare në tregun e jashtëm.
Në këtë forum po marrin pjesë mbi 600 pjesëmarrës nga vende të ndryshme.