Në vazhdën e takimeve në Republikën e Sllovenisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Besnik Osmani u takua me homolgen e tij, Sekretaren Shtetërore në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik dhe Teknologji znj. Monika Kirbis Rojs.
Mundësia e bashkëpunimit mes Ministrisë së zhvillimit ekonomik dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe shkëmbimi I përvojave ne aspektin e qeverisjes lokale, posaçërisht organizimit të Komunave ishin temë diskutimi mes dy homologëve.
Në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm I MAPL-së z. Besnik Osmani e ftoi Sekretaren Shtetërore në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik dhe Teknologji, znj. Monika Kirbis Rojs, në Konferencën Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale që do të organizohet për herë të tretë në Kosovë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.