17 dhjetor 2018, Prishtinë
Sot, anëtarët e Komisionit të Grantit të Performancës, të kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj, kanë mbajtur takimin e pestë të grantit të performancës.

Temat që janë diskutuar në këtë takim ishin:
Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për bashkëpunim me donatorë të tjerë;
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të vlerësimit të performancës komunle 2017 për grantin e performancës 2019, i plotësuar.

Rregullat e Grantit të Performancës për vitin fiskal 2020:
a. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për kontrollin e cilësisë së vlerësimit;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për shpërblimet shtesë;
Konfirmimi i shumës së grantit të performancës për vitin 2020.

Komunat përfituese të grantit të performancës për vitin 2019 do të njoftohen për shumat shtesë që do t’iu ndahen si rezultat i bashkëfinancimit të grantit të performancës nga Sida suedeze.

Të pranishëm në takimin e sotëm ishin Z. Salvador Elmazi – Drejtori i Buxhetit, MF; Z. Patrick Etienne – Drejtor, SCO Kosovë; Z. Naser Arllati – Ndihmës Auditor i Përgjithshëm, ZKA; Z. Norbert Piljs – Drejtor i Projektit DEMOS; z. Arben Çitaku – Sekretar i Përgjithshëm, MMPH, Znj. Venera Çerkini – Drejtoreshë e Departamentit për performancë dhe transparencë komunale, MAPL; Znj. Saranda Cana – Zyrtare e Programit, SCO Kosovë; Znj. Visare Gorani Gashi – Zyrtare e Programit, Sida; Znj. Alexandra Linden – Udhëheqëse e Projektit Sustainable Municipal Services, GiZ; Z. Ertan Munoglu – Menaxher i Projektit, SDC/DEMOS; Znj. Majlinda Jupolli – Zëvendës Menaxhere e Projektit, SDC/DEMOS.