Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sekretarja e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj priti në takim zyrtarë nga Ambasada Amerikane dhe zyrtarë nga KUSA

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj priti në takim përfaqësuesen  e  Ambasadës Amerikane  në Kosovë znj. Megan Naylor,  Zyrtare  për Ekonomi dhe z. Labinot Salihu, Drejtor në Organizatën  Jo-Qeveritare Kosovo United States Alumni. 8 dhjetor 2016, Prishtinë

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj priti në takim përfaqësuesen  e  Ambasadës Amerikane  në Kosovë znj. Megan Naylor,  Zyrtare  për Ekonomi dhe z. Labinot Salihu,  Drejtor në Organizatën  Jo-Qeveritare Kosovo United States Alumni.

Me këtë rast Sekretarja e Përgjithshme pranoi raportin e përgaditur nga Organizata KUSA – Transparenca buxhetore në nivelin lokal.

Sekretarja Ukimeraj i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane lidhur me projektet që ka realizuar MAPL-ja në raport me transparencën në komuna dhe tha se MAPL është e zotuar që bashkë me projektet që mbështesin avancimin e qeverisjes lokale ta forcojë rolin e qytetarëve në vendimmarrje, në veqanti transparencën buxhetore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors