Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj sot priti në takim grupin e ri të vullnetarëve nga Korpusi i Paqes të cilët do të angazhohen në komuna me qëllim të përforcimit të kapaciteteve organizative të tyre.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga MAPL dhe Korpusi i Paqes vullnetarët nga SHBA të përzgjedhur sipas kualifikimeve do të angazhohen në Komunat e Kosovës për një periudhë 2 vjeçare dhe varësisht nga nevojat e komunave do të vazhdojnë aktivitetin e tyre vullnetar.

Vullnetarët e përzgjedhur nga Korpusi i Paqes do ti asistojnë organizatat, institucionet dhe individët për përfshirje të qytetarëve dhe promovimin e mundësive të punësimit të grave dhe rinisë.

Ministria do të ofrojë mbështetje dhe ndihmën e nevojshme për implementimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të marrëveshjes me projektin Korpusi i Paqes.
