Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Venera Çerkini merr pjesë në panelin e Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Prishtinë, 01 qershor 2022
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Venera Çerkini sot ka marr pjesë në kuadër të panelit të Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.
Tema e këtij edicioni është avancimi i agjendës së gjelbër në Kosovë dhe në rajon. Në këtë panel znj. Çerkini diskutoi mbi zhvillimin e qëndrueshëm në nivelin lokal dhe avancimin e agjendës së gjelbër. Ndër të tjera, znj. Çerkini theksoi rolin e MAPL-së në raport me komuna për sa i përket agjendës së gjelbër, stimulimin e komunave përmes grantit të performancës komunale, ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë, si dhe përfitimet të cilat komunat do t’i kenë me rastin e nënshkrimit së Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme.
Ky edicion është edicioni i 5-të i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, i cili organizohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ-i gjerman dhe organizatat e shoqërisë civile INDEP dhe BGF.