Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Seminar me komunat për procesin e zhvillimit ekonomik Rajonal në Kosovë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në planin e punës 2015, ka organizuar  seminarin për Zhvillim Rajonal të përkrahur GIZ-i gjerman,  që ka qëllim kryesor nxitjen dhe avancimin e bashkëpunimit, ndërmjet komunave dhe  rajoneve  ekonomike të Kosovës, në hartimin e projekteve të përbashkëta rajonale dhe konkurruese zhvillimore. 25 qershor 2015

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në planin e punës 2015, ka organizuar  seminarin për Zhvillim Rajonal të përkrahur GIZ-i gjerman,  që ka qëllim kryesor nxitjen dhe avancimin e bashkëpunimit, ndërmjet komunave dhe  rajoneve  ekonomike të Kosovës, në hartimin e projekteve të përbashkëta rajonale dhe konkurruese zhvillimore. Gjatë seminarit, përfaqësuesit e komunave u njoftuan me arritjet dhe sfidat kryesore në këtë fushë, në kuadër të procesit zhvillimit Rajonal në Kosovë, dirsa u diskutua për  mënyrat e bashkërendimit të këtij procesi me të gjithë akterët që kontribuojnë në zhvillimin Rajonal, nga niveli nacional apo atij lokal. 
Në seminarin për Zhvillim Rajonal, Drejtori i Departamentit për Zhvillim Regjional, në MAPL,  z. Besim Kamberaj  foli për  rolin e MAPL-së,  në koordinimin e procesit të Zhvillim Rajonal, në Kosovë dhe koordinimin e këtij procesi me aktorët relevantë, ndërsa,  përfaqësuesi i GIZ Mustafë Kastrati i njoftoj të pranishmit me rolin e GIZ në këtë proces.  Po ashtu përfaqësuesit e MAPL-së  prezantuan Projektet  e Zhvillimit Rajonal nga fondi i MAPL-së dhe  projektet e realizuara nga skema Eured financuar nga Zyra e BE-se ne Kosovë, si dhe një projekt u prezantua nga nje përfitues i projektit ne partneritet me komunën e Prishtinës për nga Rajoni ekonomik Qendër.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors