Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në planin e punës 2015, ka organizuar seminarin për Zhvillim Rajonal të përkrahur GIZ-i gjerman, që ka qëllim kryesor nxitjen dhe avancimin e bashkëpunimit, ndërmjet komunave dhe rajoneve ekonomike të Kosovës, në hartimin e projekteve të përbashkëta rajonale dhe konkurruese zhvillimore. 25 qershor 2015
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në planin e punës 2015, ka organizuar seminarin për Zhvillim Rajonal të përkrahur GIZ-i gjerman, që ka qëllim kryesor nxitjen dhe avancimin e bashkëpunimit, ndërmjet komunave dhe rajoneve ekonomike të Kosovës, në hartimin e projekteve të përbashkëta rajonale dhe konkurruese zhvillimore. Gjatë seminarit, përfaqësuesit e komunave u njoftuan me arritjet dhe sfidat kryesore në këtë fushë, në kuadër të procesit zhvillimit Rajonal në Kosovë, dirsa u diskutua për mënyrat e bashkërendimit të këtij procesi me të gjithë akterët që kontribuojnë në zhvillimin Rajonal, nga niveli nacional apo atij lokal.
Në seminarin për Zhvillim Rajonal, Drejtori i Departamentit për Zhvillim Regjional, në MAPL, z. Besim Kamberaj foli për rolin e MAPL-së, në koordinimin e procesit të Zhvillim Rajonal, në Kosovë dhe koordinimin e këtij procesi me aktorët relevantë, ndërsa, përfaqësuesi i GIZ Mustafë Kastrati i njoftoj të pranishmit me rolin e GIZ në këtë proces. Po ashtu përfaqësuesit e MAPL-së prezantuan Projektet e Zhvillimit Rajonal nga fondi i MAPL-së dhe projektet e realizuara nga skema Eured financuar nga Zyra e BE-se ne Kosovë, si dhe një projekt u prezantua nga nje përfitues i projektit ne partneritet me komunën e Prishtinës për nga Rajoni ekonomik Qendër.