Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me UNDP ka mbajtur një seminar dy ditor në Pejë nga data 30-31 janar 2014 me temë “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Zhvillimi Lokal në Kosovë”. 03.02.2014
Duke e ditur rëndësinë e procesit të integrimeve evropiane dhe fuqizimit të rrugëtimit të Kosovës drejtë këtij procesi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me UNDP ka mbajtur një seminar dy ditor në Pejë nga data 30-31 janar 2014 me temë “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Zhvillimi Lokal në Kosovë”.
Pjesëmarrës në këtë seminar ishin përfaqësues nga MAPL-ja dhe njëzetepesë zyrtar komunal për Integrime Evropiane.
Hapjen e takimit e bëri znj. Eleonora Kelmendi nga UNDP, ndërsa nga MAPL-ja foli Znj. Venera Kosum , e cila i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoj për pjesëmarrjen, si dhe foli për rëndësinë e MSA-së për Kosovën dhe i inkurajoi të pranishmit që të jenë sa më aktiv në Seminar për të përfituar përvojat e shtetit Slloven dhe Kroat në procesin e Integrimit në BE.
Në seminarin e mbajtur në Pejë janë bërë një numër i prezantimeve nga ekspert të fushave të ndryshme nga Sllovenia dhe Kroacia, lidhur me SAA, si:
1. Implikimet e BE-së në kompetencat e vetë-qeverisjes lokale; dialogu ndërmjet BE-së, shteteve anëtare dhe autoriteteve lokale
2. Çka është MSA-ja; procesi; ndërlidhja me qeverisjen lokale përvojat e Kroacisë.
3. Mundësitë për akterët lokal si dhe si të përgatiten ata për IPA dhe fondet tjera të donatorëve, planifikimi strategjik, komunikimi i nevojave të pushtetit lokal në nivelin qendror, kapaciteti administrativ, përgatitja dhe menaxhimi i projekteve dhe çështjet që kanë të bëjnë me kontrollin)
4. Përafrimi ligjor me ligjin e BE-së; Përvojat e Kroacisë
Dita e parë e seminarit, datë 30 janar 2014 gjatë sesionit të paradites z. Roman Lavtar shef i zyrës për qeverisje lokale, Ministria e Punëve të Brendshme, Slloveni, prezantoi me temë: Implikimet e BE-së në kompetencat e vetë-qeverisjes lokale; dialogu ndërmjet BE-së, shteteve anëtare dhe autoriteteve lokale nga Më tutje
Seminari vazhdoi punën e tij me prezantimin e radhës nga Tamara Obradović Mazal, zëvendës ish ministre e ekonomisë dhe ish zëvendës krye-shefe e negociatave, këshilltare e tanishme e kryetarit të Kroacisë me temë: çka është MSA-ja; procesi; ndërlidhja me qeverisjen lokale dhe përvojat e Kroacisë. Dita e parë e Seminarit punë e tij e përfundoi me prezantimin nga znj. Tamara Obradović.
Dita e dytë e Seminarit filloi me prezantimin nga znj. Tatjana Ćorlija Milivojević – Ministria e Administratës Publike me temë: Mundësitë për akterët lokal si dhe si të përgatiten ata për IPA dhe fondet tjera të donatorëve, planifikimi strategjik, komunikimi i nevojave të pushtetit lokal në nivelin qendror, kapaciteti administrativ, përgatitja dhe menaxhimi i projekteve dhe çështjet që kanë të bëjnë me kontrollin)
Me pastaj prezantimin e radhës e bëri znj. Gordana Vidović Mesarek, Shefe e divizionit për
bashkërendim të transponimit dhe njoftimit të acquis, Ministria për Punë të Jashtme dhe Çështje
Evropiane me temë: Përafrimi ligjor me ligjin e BE-së; Përvojat e Kroacisë.
Në përmbyllje të takimit znj. Venera Kosumi, Udhëheqëse e DIE-së i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në Seminarin dy ditor të organizuar nga UNDP në bashkëpunim me MAPL-në.