Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sesioni i parë informues për projekt propozime Shqipëri – Kosovë 2014 – 2020

Sot me datë 1 Shkurt 2017, është organizuar Sesioni i parë Informues pas Shpalljes së thirrjes për Projekt Propozime që është lansuar me datë 11 Janar 2017 në kuadër të Programit të BNK Shqipëri – Kosovë 2014-2020.

1 Shkurt 2017

Sot me datë 1 Shkurt 2017, është organizuar Sesioni i parë Informues pas Shpalljes së thirrjes për Projekt Propozime që është lansuar me datë 11 Janar 2017 në kuadër të Programit të BNK Shqipëri – Kosovë 2014-2020.
 

Takimi u hap nga znj. Ana Xhilaga nga MIE/ Shqipëri, znj. Franceska nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe  z. Trim Berisha nga MAPL/ Kosovë. Gjatë hapjes u përshëndetën të pranishmit, si dhe u infromuan për qëllimin e këtij Sesioni Informues lidhur me Thirrjen e parë për projekt-propozime si dhe sesionet e ardhshme që do të mbahen në Kukës me datë 02 Shkurt, si dhe në Prizren me datë 7 Shkurt dhe në Gjakovë me datë 8 Shkurt 2017.

Në këtë Sesioni të pranishëm ishin rreth 60 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme. Prezantimi u realizua nga Delegacioni i BE-së në Tiranë me ç’rastë u shpjeguan kriteret dhe procedurat e aplikimit. Në fund të prezantimit të pranishmit përmes pyetjeve dhe përgjigjeve sçaruan të gjitha paçartësit që kishin rreth thirrjes dhe mënyrës së aplikimit.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors