Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka realizuar projektin “Të Punojmë së Bashku” dedikuar personave me aftësi të kufizuara me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mundësi Të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara, ditë e cila tashmë disa vite po shënohet edhe në vendin tonë. 20 tetor 2017, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka realizuar projektin “Të Punojmë së Bashku” dedikuar personave me aftësi të kufizuara me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mundësi Të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara, ditë e cila tashmë disa vite po shënohet edhe në vendin tonë.
Kjo ditë ka për qëllim që Personat me Aftësi të Kufizuara, student apo punëkërkues, të kenë mundësinë që disa ditë të punojnë në një profesion, i cili u përshtatet interesave të tyre për zhvillimin e karrierës.
MAPL-Departamenti për Perfomancë dhe Transparencë Komunale/DADNJK, ka angazhuar për 3 (tre) ditë , 3(tre) persona , me aftësi të kufizuara me ç rast, personat në fjalë janë informuar lidhur me punën e MAPL-së, në veçanti departamenteve ku ata ishin të sistemuar. Përveç kësaj të njëjtit janë informuar për përgjegjësitë e MAPL-së në raport me komuna si dhe përgjegjësitë që kanë komunat në raport me qytetarët.
Gjithashtu gjatë kësaj kohe të njëjtit janë njoftuar me legjislacionin për vetëqeverisje lokale, legjislacionin për personat me aftësi të kufizuar, pakon ligjore për të drejtat e njeriut si dhe strategjitë dhe planet nacionale për të drejtat e njeriut me fokus të veçantë legjislacionin që prekë personat me aftësi të kufizuara.
Interesimi i personave me aftësi të kufizuara ka qenë i fokusuar në punën e MAPL-së me theks të veçantë për mundësitë që ofrojnë institucionet për punësim dhe akomodim.
Gjatë punës 3 (tre) ditore, pjesëmarrësit treguan interesim dhe gatishmëri për punë si dhe dëshmuan shkathtësitë e tyre profesionale në kryerjen e punëve.
Të angazhuarit do të kompensohen në përputhje me kontratën e nënshkruar paraprakisht mes palëve.