Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Shkresë informuese

Me datë 28.03.2014 një delegacion i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, i kryesuar nga Zëvendësministri z. Rifat Krasniq, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Vitisë. Delegacioni është pritur nga kryetari i kësaj komune z. Sokol Haliti. 03.04.2014

Me datë 28.03.2014 një delegacion i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, i kryesur nga Zëvendësministri z. Rifat Krasniq, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Vitisë. Delegacioni është pritur nga kryetari i kësaj komune z. Sokol Haliti.

Në takim është biseduar për të arriturat, problemet dhe sfidat që i ka dhe e presin komunën e Vitisë. Një prej brengave më të mëdha që i ka trashëguar pushteti aktual i kësaj komune nga ai paraprak, është e dhëna se kanë mbetur borgje të mëdha dhe të pa mbuluara, gjë që paraqet një sfidë vërtetë të madhe për këtë pushtet.

Zëvendësministri z. Krasniqi, premtoi  se do të angazhohet në nivelin shumë serioz që tu dalë në ndihmë në emër të Ministrisë ku ai vepron dhe në emër të kësaj ndihme do të shikohet mundësia e rregullimit – realizimit të një projekti – Rroge – me infrastrukturë përcjellëse (ndriqimi publik i së njejtës dhe kanalit atmosferik ). Paramasa dhe parallogaria e këti projekti kapë shumën dikund rreth 200.000 €.

Gjithashtu Zëvendësministri z. Krasniqi shtoi se do të bëhet përpjekje dhe mendojmë se e njejta do të realizohet për binjakzimin e kësaj komune me komunën Inegyl – Bursa të Turqisë. Kjo krejt me qëllim që kjo formë e bashkëpunimit në mes të dy komunave të jetë një mundësi për ndihmë që do të fitoj komuna e Vitisë nga ky binjakzim.

   

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors