Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Slobodan Petrovic nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me OJQ-të në Veri që kanë për qëllim integrimin e komuniteteve

“Problemi më i madh në veri të Kosovës  qëndron  në mungesën e sundimit të ligjit  dhe pamundësinë që qytetarët të informohen në mënyrë të drejtë lidhur me të drejtat e tyre dhe të mirat që sjell procesi I decentralizimit” tha Zëvendëskryeministri Petrovic me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me OJQ-të nga Veriu

20 mars 2012, Prishtinë

Në vazhdën e angazhimeve të institucioneve të Kosovës, përkatësisht realizimit të procesit të decentralizmit,  Zëvendëskryeministri i Kosovës, njehërit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Slobodan Petrovic nënshkroi sot marrëveshje mirëkuptimi me  organizata joqeveritare nga Veriu i Mitrovicës të cilët nëpërmjet projekteve do të promovojnë integrimin e komuniteteve.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Institucionet Kosovare veprojnë në mënyrë të kufizuar në pjesën veriore të Kosovës me arsye të mirënjohura politike, edhe pse Institucionet e Kosovës veçanërisht në fushën e decentralizimit qëllimin kryesor e kanë  përmirësimin e  standardit jetësor për qytetarët.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me organizatat jo-qeveritare nga Veriu, Zëvendëskryeministri Petrovic falënderoi OJQ-të për kontributin e dhënë  në implementimin e procesit të decentralizimit, Ekipin Përgatitor Komunal të Mitrovicës së Veriut, si dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, në veçanti  Zyrën civile ndërkombëtare .

Projektin për iniciativa të përbashkëta me qëllim të integrimit të komuniteteve , Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal, e  ka lancuar në muajin janar të këtij viti me ç’rast ka bërë thirrje për të gjitha OJQ-të, që veprojnë në rajonin e Veriut të Mitrovicës, të ofrojnë projekte konkrete që ndihmojnë dhe promovojnë iniciativa të përbashkëta mes komuniteteve.

Grantet e ndara sot, përfshijnë shumën  prej 3,000.00 deri në  5,000.00 euro, ndërsa kanë për qëllim promovimin e kulturës, nëpërmjet panaireve, aktivizim të nxënësve të të dy pjesëve të qytetit  në aktivitete të përbashkëta, organizim garash mes të rinjve  në muzikë, aktivitete  sportive si dhe aktivitete tjera kulturore.

Gjithashtu projekti  përfshinë edhe programe për promovimin e zhvillimi ekonomik  si dhe fushata informuese për qytetarët lidhur me fenomenet negative në shoqëri si droga, prostitucioni etj.

Përzgjedhja e organizatave përfituese është bërë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  Zyra Civile Ndërkombëtare dhe  Ekipi Përgatitor Komunal që vepron në Veri të Mitrovicës.

 

 

 
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors