Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Slobodan Petrovic: Platforma e pa pranueshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic në një intervistë për TV Al Jazeeri, thotë se institucionet e Kosovës kanë vendosur komunikim të mirë me serbët.

10 janar 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic në një intervistë për TV Al Jazeeri, thotë se institucionet e Kosovës kanë vendosur komunikim të mirë me serbët.

Edhe përkundër kundërshtimeve të liderëve të tyre, gjatë vitit që lamë pas, afër 4 mijë dokumente kosovare u janë lëshuar serbëve nga veriu.

“Afro 400 apo 500 familjeve serbe që jetojnë në veri, në Mitrovicën veriore, konkretisht ju kemi ndihmuar me projekte të ndryshme të natyrës sociale dhe juridike. Me të gjithë qytetarët tonë që kanë nevojë për ndihmë kemi arritur në këtë mënyrë ta krijojmë një komunikim shumë të mire, e që deri më tani ka munguar”,  thotë zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic për TV Al Jazeeri.

Platforma serbe për Kosovën është e papranueshme për institucionet kosovare, sepse siç thotë Zëvendëskryeministri i Kosovës, ajo nuk është e bazuar në  gjendjen reale.

“Po,menjëherë pas shkrimit të asaj letre, kemi vlerësuar se është  joreale dhe nuk është e bazuar në realitetin që ekziston në Kosovë dhe se ajo do ta ketë më tepër rolin për ndonjë situatë të brendshme politike që është në Serbi” shpjegon Petrovic.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors