Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Slobodan Petrovic priti në një takim Ambasadorin e ardhshëm të Austrisë në Beograd

Zëvendëskryeministri i Kosovës  njëherësh  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, priti sot  në takim Ambasadorin e ardhshëm të Ambasadës së Republikës të Austrisë në Beograd,  Dr. Johannes Eingner dhe Ambasadorin e  Austrisë në Kosovë, Dr. Johann Briegner.

05 qershor 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës  njëherësh  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, priti sot  në takim Ambasadorin e ardhshëm të Ambasadës së Republikës të Austrisë në Beograd,  Dr. Johannes Eingner dhe Ambasadorin e  Austrisë në Kosovë, Dr. Johann Briegner.

Zëvendëskryeministri Petrovic,   njoftoi Ambasadorët e Austrisë  me procesin e decentralizimit  si dhe me sukseset e arritura të këtij procesi,  i cili proces në raportin e fundit të Komisionit Evropian  për Kosovën është vlerësuar me notën më të lartë.

Duke folur për statusin e komunitetit serb në Kosovë, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se pas zbatimit të decentralizimit dhe formimit të   komunave të reja me shumicë serbe, situata është shumë më e mirë.

Pozita e komunitetit serb është përmirësuar, por ka ende vend për përmirësim. Të gjithë ne duhet të bëjmë  më shumë përpjekje për të krijuar kushte më të mira për mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë “, theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors