Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, gjithashtu edhe Kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petrovic, priti në një takim Ambasadorët e Britanisë së Madhe nga Beogradi dhe Prishtina, Majkl Davenport dhe Jan Klif.

Gjatë bisedës së tyre për pozitën e Komunitetit Serb në Kosovë, Ministri Petrovic njoftoi Ambasadorët, se pas zbatimit të procesit të decentralizimit dhe themelimit të Komunave të reja me shumicë serbe, situata është përmirësuar dukshëm.
"Pozicioni i Komunitetit Serb është përmirësuar dukshëm, por ende ka hapësirë për avancim. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë me të gjitha forcat tona me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për mbijetesën e Komunitetit Serb në Kosovë ", shtoi Ministri Petrovic.
Ambasadorët Britanik dhe Ministri Petrovic u pajtuan se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë. Gjithashtu theksuan se duhet të arrihen marrëveshje të cilat do të zbatohen në terrene, me qëllim të lehtësimit të jetës të të gjithë qytetarëve të Kosovës.