Me ftesë të Republikës së Sllovenisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni… Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë
Slobodan Petrovic takoi Ministrin e Qeverisjes Lokale në Slloveni Bostjan Zeks
30 maj 2011, Prishtinë
Me ftesë të Republikës së Sllovenisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni.Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic u prit nga homologu i tij z. Bostjan Zeks Ministër i Qeverisjes Lokale në Sllovenisë.
Duke i uruar mirëseardhje, Ministri Slloven z. Bostjan Zeks, i siguroi Zëvendëskryeministrit Petrovic mbështetje të pa rezervë të Sllovenisë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova e posaçërisht në procesin integrimeve evropiane.
Zëvendëskryeministri Petrovic, e njoftoi Ministrin z. Bostjan Zeks, për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova në veçanti për procesin e decentralizimit dhe për veprimet që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian.
Ministri i Qeverisjes Lokale të Sllovenisë, z. Bostjan Zeks tha se Sllovenia ka ofruar përkrahje të vazhdueshëm për Kosovën dhe këtë do ta vazhdojë edhe në të ardhmen.
Temë diskutimi mes dy ministrave ishte edhe zhvillimi i mëtutjeshëm i projektit për binjakëzimin e komunave me ç’rast të dy ministrat u dakorduan për binjakëzimin e komunave të Sllovenisë me ato të Kosovës si dhe shkëmbimin e përvojave për qeverisje lokale në fushat me interes për të dyja vendet.Zëvendëskryeministri Petrovic po ashtu mori mbështetje nga homologu i tij slloven për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale që do të organizohet në muajin shtator të këtij viti nga MAPL-ja.
Dy ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit të Kosovës dhe Sllovenisë lidhur me mundësinë e investimeve në Republikën e Kosovës nga biznese të fuqishme sllovene, që do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe forcimin e lidhjeve të biznesit me Slloveninë.Në kaudër të vazhdimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, Zëvendëskryeministri Petrovic e ftoi homlogun e tij z. Bostjan Zek për një viztitë zyrtare në Kosovë.
Vizita e Zëvendëskryeministrit Petrovic në Slloveni u përcoll me vëmendje të madhe nga mediat sllovene dhe ato në regjion.