Ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe refuxhatët kosovarë që përkohësisht jetojnë në Mal të Zi për të cilat Qeveria e Kosoves sot ka marr zotime se do të ofrojë evidencë të qartë nga librat amzë në mënyrë që ata mund të integrohen në shoqërinë malazeze… Ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe refuxhatët kosovarë që përkohësisht jetojnë në Mal të Zi për të cilat Qeveria e Kosoves sot ka marr zotime se do të ofrojë evidencë të qartë nga librat amzë në mënyrë që ata mund të integrohen në shoqërinë malazeze apo me vullnetin e tyre kthehen në Kosovë ku Qeveria kosovare do të ofrojë mbështetjen e plotë të ri-integrimit në institucione e shoqëri.
Me theks të u diskutua për mundësitë e sensibilizimit të mëtutjeshëm të procesit te binjakzimit midis komunave dhe midis dy vendeve.
Po ashtu dy Ministrat u dakorduan të plotë edhe për vazhdimin në këtë vit të organizimit të Konferencës ndërkombëtare ne fushën e vetëqeverisjes lokale për të cilën konferencë vitin e kaluar, nikoqire e organizimit ishte Kosova.
Gjithashtu dy Ministrat dakorduar për nënshkrimin e marrëveshjes shtetërore për bashkëpunim ne fushën e vetëqeverisjes lokale ku do të precizohen format dhe pjesëmarrësit e bashkëpunimit në fushën e pushtetit lokal.
Ndër të tjera në takimin mes dy Ministrave ishte edhe suksesi qe po tregojnë strukturat operacionale të 2 vendeve në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar dhe janë marr zotimet për konkretizimin e saj me projekte te veçanta, për të cilat tashmë Komisioni Evropian ka ndarë edhe mjete buxhetore për financimin e tyre në kuadër të komponentës se dytë të IPA-së.