Prishtinë, 04 qershor 2020
Stafi civil i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar takimin lamtumirës për Ministren në largim të MAPL-së, znj. Emilija Redžepi. Me këtë rast, Ministrja Redžepi para punonjësve të ministrisë shprehi vlerësimet më të larta për punën profesionale dhe angazhimin e treguar përgjatë këtyre muajve, duke marrë parasysh edhe ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, në emër të gjithë punonjësve të ministrisë e falënderoj Ministren Redžepi për bashkëpunimin, korrektësinë dhe mbështetjen e ofruar me qëllim të realizimit të aktiviteteve dhe politikave prioritare të MAPL-së.