Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, është organizuar seancë plenare e anëtarëve… 24 qershor 2011, Prishtinë
Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, është organizuar seancë plenare e anëtarëve të Grupeve Punuese në kuadër të Grupit Ndërministror për Decentralizim.
Në këtë takim Kryesuesit e Grupeve Punuese, kanë prezantuar progresin e arritur për periudhën prill-qershor të këtij viti.
Më këtë rast, z. Basri Musmurati, Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherazi edhe kryesues i Grupit Punues për Reformën e Legjislacionit dhe Bartjen e Kompetencave, përshëndeti të pranishmit duke thënë se organizimi i takimeve të tilla do të jetë një praktikë e mirë e cila me siguri që do të rrisë cilësinë e aktiviteteve që po organizohen dhe zbatohen në kuadër të Planit të Veprimit për Decentralizim.
"Reforma e pushtetit lokal në Kosovë ka shënuar suksese në drejtim të krijimit të komunave të reja, bartjes së kompetencave, decentralizimit fiskal dhe zhvillimit të kapaciteteve të komunave”- tha Zëvendësministri Basri Musmurati.
Për të arriturat dhe planin për të ardhmen të Grupit punues për Themelimin e Komunave të reja, prezantoi z. Rifat Krasniç, Zëvendësministër i Pushtetit Lokal, njëherazi edhe Kryesues i Nëngrupit Punues për themelimin e Komunave të Reja.
Ndërkaq Prezantimin e të arriturave dhe planet për të ardhmen e Grupit Punues për Koordinim me Donatorë dhe Ngritje të kapciteteteve, e bëri Basnik Osmani, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë dhe kryesues i këtij nëngrupi.
Në takim u prezantuan edhe të arriturat dhe planet për të ardhmen e Grupit Punues për fushatë informuese, kryesuese e të cilit grup është Lumnije Demi.