Zyrtarë të Lartë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë marr pjesë në “Inaugurimin e Zyrave te Hapura" në komunën e Gjilanit projekt i bashkë-financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. 19 dhjetor 2014
Zyrtarë të Lartë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë marr pjesë në “Inaugurimin e Zyrave te Hapura" në komunën e Gjilanit projekt i bashkë-financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në këtë inaugurim Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani konstatoi se, projektet e tilla lehtësojnë qasjen e qytetarëve në shërbime komunale, ndikojnë në transparencën e punës së komunave, si dhe rrisin efikasitetin e shërbimeve të ofruara nga organet komunale.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokale edhe viteve në vijim do të punojë ngushtë me komunat për të forcuara kapacitetet e komunave me qëllim të sigurimit të ofrimit të qëndrueshëm të shërbimeve.