14 gusht 2020, Prishtinë
Menaxhmenti i MPL-së ka realizuar takimin e rregullt koordinues me OSBE-në, për ri-shikimin e planit të përbashkët të aktiviteteve për implementimin e Strategjisë për veteqeverisje lokale (2016-2026).
Poashtu, janë diskutuar edhe modalitet e ri-organizimit dhe ri-strukturimit të MPL-së, bazuar në Ligjin e ri për Zyrtarët publik dhe rregulloren e Qeverisë për fushën e përgjegjësisë së Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.
Gjithashtu janë diskutuar edhe aspektet e ri-shikimit të planit të punës së MPL-së, bazuar në vendimin e Qeverisë për rimekëmbjen ekonomike dhe rolin e MPL-së në mbështetjen e komunave.