Takim i përbashkët për procesin e Liberalizimit të Vizave Ri-Integrimi i Personave të Ri- atdhesuar

Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me ministritë linje, ka organizuar takim për procesin e liberalizimit të… 22 qershor 2011, Prishtinë

Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me ministritë linje, ka organizuar takim për procesin e liberalizimit të vizave, përkatësisht ri-integrimin e personave të ri-atdhesuar.

Ky takim është organizuar me qëllim të mobilizimit të përgjithshëm për implementimin dhe monitorimin e arritjeve por edhe sfidave në këtë fushë.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, tha se   për Qeverinë e Kosovës çështja primare është procesi i Integrimit Evropian dhe liberalizimi i vizave.

"Për të zbatuar këtë proces më lehtë nevojitet koordinimi më i mirë në mes të nivelit qendror dhe lokal. Qeveria e Kosovës miratoi Rregulloren 02/2010 për funksionalizimin e zyrave komunale për Komunitete dhe Kthim, një rregullore e miratuar nga z. Kryeministri Hashim Thaçi, prandaj në këtë takim unë kërkoj nga ju që të funksionalizoni këto zyre dhe t’i ofroni atyre mbështetjen e nevojshme, dhe të kërkoni nga këto zyra përgjegjësinë dhe suksese” theksoi zëvendëskryeministri Petrovic.

Ndërkaq edhe Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, theksoi rëndësinë dhe përkushtimin e nivelit qendror ndaj nivelit lokal, për të kaluar sfidat në fushën e integrimit të personave të riatdhesuar.

"Kërkojmë nga ju, që do të vendosni kornizat për planifikimin e nevojave për ri-integrim në komunat tuaja përkatëse, që do të mund të mbështeteshin si nga fondi për integrim, po ashtu edhe nga donatorët e ndryshëm, por pse jo edhe nga buxhetet tuaja”, tha Kryeministri Thaçi.

Në këtë takim ku morën pjesë edhe kryetarët e Komunave të Kosovës, u tha se ri-integrimi i personave të ri-atdhesuar në nivelin lokal është parakusht kryesor në këtë proces.