Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, më datë 14 tetor 2015, organizoi takimin e radhës me përfaqësues të projekteve që veprojnë në Kosovë, të cilat kanë për fokus projektet e orientuara në ngritjen e kapaciteteve në komunat e Republikës së Kosovës. Prishtinë, 14 tetor 2015
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, më datë 14 tetor 2015, organizoi takimin e radhës me përfaqësues të projekteve që veprojnë në Kosovë, të cilat kanë për fokus projektet e orientuara në ngritjen e kapaciteteve në komunat e Republikës së Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte avancimi i prioriteteve të dala nga takimi i kaluar, identifikimi i nevojave për ngritjen e kapaciteteve në komuna në formë të bashkëpunimit MAPL-Partnerë, si dhe mundësia e implementimit të projekteve të përbashkëta.
Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, prezantoi aktivitetet e Ministrisë lidhur me ngritjen e kapaciteteve në Komunat e Republikës së Kosovës që janë zhvilluar nga takimi i kaluar deri më tani, si dhe aktivitetet që MAPL-ja ka planifikuar në bazë të Planit të përbashkët për vitin 2015.
Në takimin me përfaqësues të organizatave patrnere për nivelin lokal dhe përfaqësues të projekteve nga USAID-i, UNDP-ja, UN-HABITAT, KSCF, ATK PROJECT, HELEVTAS – DEMOS PROJECT, IKAP-i, MAP-i, OSCE, VDNKK, ARDA CENTER u diskutua edhe për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet MAPL-së, si dhe për hartimin e planit të përbashkët për ngritjen e kapaciteteve për vitin 2016.
Në fund të takimit z. Sahiti prezantoi konkluzionet e takimit dhe falënderoi pjesëmarrësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë.