Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me datë 08 maj, 2014 organizoi takimin konsultativ në rajonin e Pejës për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015- 2025 i cili udhëhiqej nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani. Në takim morën pjesë: përfaqësues të MAPL-së, përfaqësues të Grupit Ndërministror për hartimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, shefat e grupeve parlamentare, përfaqësues të bizneseve dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare nga komunat: Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik. 16 maj 2014, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me datë 08 maj, 2014 organizoi takimin konsultativ në rajonin e Pejës për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015- 2025 i cili udhëhiqej nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani. Në takim morën pjesë: përfaqësues të MAPL-së, përfaqësues të Grupit Ndërministror për hartimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, shefat e grupeve parlamentare, përfaqësues të bizneseve dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare nga komunat: Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik.
Ideja dhe qëllimi i organizimit të këtij takimi ishte që pjesëmarrësit të njihen më për së afërmi me draftin e parë të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025, i cili fillimisht si draft është hartuar nga zyrtarët e MAPL-së dhe gjatë javëve në vijim do të ketë edhe konsultime tjera jo vetëm me këtë rajon por edhe me rajonet tjera, në mënyrë që të gjitha rajonet gjeografikisht të përfshihen në diskutimet për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025. Gjatë prezantimit të SVL-së 2015 – 2025 para pjesëmarrësve u prezantuar mënyra e hartimit të metodologjisë së punës në SVL, pastaj sfondi/konteksti, orientimet strategjike në të cilat mendohet që qeverisja lokale të shkon tutje, strategjitë e veprimit, qasja alternative e veprimit, sfidat në të cilat po kalon qeverisja lokale dhe hapat e zbatimit të SVL-së, duke përfshirë këtu akterët e involvuar përkatësisht sugjerimet dhe komentet e tyre që do të jenë të mirëseardhura në përfshirjen e tyre në SVL.
Në takim përveç tjerash u debatuan edhe për shumë çështje nga të pranishmit, ndër to edhe për: procesin e decentralizimit për të cilin u theksua se ka nevojë që shikohet edhe njëherë sepse disa komuna kanë pësuar edhe disa kanë përfituar, pastaj rreth centralizimit të kompetencave ku disa kompetenca janë marr nga niveli lokal, gjë që ka bërë që komunat të kenë probleme të shumta. Debat po ashtu pati edhe rreth çështjes së raportit në mes të kuvendit të komunës dhe ekzekutivit, pagesave të komisioneve ku në disa komuna komisionet paguhen e në disa jo, si dhe në disa çështje tjera rreth natyrës së problemeve në qeverisje lokale, çështje këto të cilët morën përgjigje nga panelistët e MAPL-së. Në fund të takimit u theksua nga panelistët që të gjithë pjesëmarrësit janë të hapur të japin komente në adresat zyrtare të Udhëheqësve të DIEKP-së, në mënyrë që të merren parasysh komentet, sugjerimet apo vërejtjet e të gjithë akterëve në fjalë dhe që të shkohet tutje me finalizimin e SVL-së 2015 – 2025