Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me datë 23 maj, 2014 organizoi takimin konsultativ në rajonin e Prizrenit për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015- 2025 i cili udhëhiqej nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani. Ky ishte takimi i tretë i paraparë në kuadër të takimeve konsultative me rajonet e Kosovës për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025. Në takim morën pjesë: përfaqësues të MAPL-së, përfaqësues të Grupit Ndërministror për hartimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, shefat e grupeve parlamentare, përfaqësues të bizneseve dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore nga komunat: Prizren, Dragash, Mamush, Suharekë, Rahovec dhe Malishevë. 27 maj 2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me datë 23 maj, 2014 organizoi takimin konsultativ në rajonin e Prizrenit për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015- 2025 i cili udhëhiqej nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani. Ky ishte takimi i tretë i paraparë në kuadër të takimeve konsultative me rajonet e Kosovës për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025. Në takim morën pjesë: përfaqësues të MAPL-së, përfaqësues të Grupit Ndërministror për hartimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale, shefat e grupeve parlamentare, përfaqësues të bizneseve dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore nga komunat: Prizren, Dragash, Mamush, Suharekë, Rahovec dhe Malishevë.
Ideja dhe qëllimi i organizimit të këtij takimi ishte që pjesëmarrësit të njihen më për së afërmi me draftin e parë të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025, i cili fillimisht si draft është hartuar nga zyrtarët e MAPL-së dhe gjatë javëve në vijim do të ketë edhe konsultime tjera me rajonet tjera, në mënyrë që të gjitha rajonet gjeografikisht të përfshihen në diskutimet për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025. Gjatë prezantimit të SVL-së 2015 – 2025 para pjesëmarrësve u prezantua mënyra e hartimit të metodologjisë së punës në SVL, pastaj sfondi/konteksti, orientimet strategjike në të cilat mendohet që qeverisja lokale të shkon tutje, strategjitë e veprimit, qasja alternative e veprimit, sfidat në të cilat po kalon qeverisja lokale dhe hapat e zbatimit të SVL-së, duke përfshirë këtu akterët e involvuar përkatësisht sugjerimet dhe komentet e tyre që do të jenë të mirëseardhura në përfshirjen e tyre në SVL.
Në takim, përveç zyrtarëve të MAPL-së, fjalë rasti pati edhe kryetari i komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, i cili falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe potencoi disa vërejtje të cilat janë bërë edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, po ashtu z. Muja, foli edhe për mënyrën se si do të organizohen njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe tërhoqi vëmendjen se në të ardhmen duhet të kihet parasysh fakti se si do të organizohen këto njësi.
Përveç z. Mujës, fjalën e morën edhe pjesëmarrësit e ftuar të cilët ngritën çështje të cilat kishin të bëjnë me qeverisjen lokale në përgjithësi, si dhe me dokumentin (Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2015 – 2025). Në fund të takimit nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani u theksua që të gjithë pjesëmarrësit janë të hapur të japin komente në adresat zyrtare të Udhëheqësve të DIEKP-së, në mënyrë që të merren parasysh komentet, sugjerimet apo vërejtjet e të gjithë akterëve në fjalë dhe që të shkohet tutje me finalizimin e SVL-së 2015 – 2025