Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e mbështetur nga OSBE-ja, ka organizuar një takim me anëtarët dhe kryesuesit e komisioneve sektoriale…
06 dhjetor 2011, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e mbështetur nga OSBE-ja, ka organizuar një takim me anëtarët dhe kryesuesit e komisioneve sektoriale të formuara sipas vendimit të Qeverisë Nr. 2/119, për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve komunale, lidhur me funksionimin dhe efikasitetin e komisioneve në shqyrtimin e akteve të komunave, që dalin nga kompetencat vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara.
Në takimin në fjalë u mbajtën disa prezantime nga përfaqësuesit e MAPL-së, lidhur me:
• Metodologjinë e shqyrtimit të ligjshmërisë së akteve komunale,
• Bazën ligjore, numrin dhe përbërjen e komisioneve sektoriale,
• Numri i akteve të adresuara në komisionet sektoriale, si dhe
• Numrin e përgjigjeve të pranuara nga komisionet sektoriale
Gjatë dhe pas prezantimeve, u parashtruan një mori pyetjesh dhe përgjigjesh për përmbajtjen e prezantimeve dhe mënyrën e funksionimit të deritanishëm të komisioneve në fjalë, ku u zhvillua një diskutim shumë produktiv në sqarimin e kompetencave dhe funksionalizimin e komisioneve në përgjithësi.