Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me Anëtarët dhe Kryesuesit e Komisioneve Sektoriale për Vlerësim e Ligjshmërisë së Akteve Komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e mbështetur nga OSBE-ja, ka organizuar një takim me anëtarët dhe kryesuesit e komisioneve sektoriale…

06 dhjetor 2011, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e mbështetur nga OSBE-ja, ka organizuar një takim me anëtarët dhe kryesuesit e komisioneve sektoriale të formuara sipas vendimit të Qeverisë Nr. 2/119, për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve komunale, lidhur me funksionimin dhe efikasitetin e komisioneve në shqyrtimin e akteve të komunave, që dalin nga kompetencat vetanake, të zgjeruara dhe të deleguara.
 

Në takimin në fjalë u mbajtën disa prezantime nga përfaqësuesit e MAPL-së, lidhur me:

• Metodologjinë e shqyrtimit të ligjshmërisë së akteve komunale,

• Bazën ligjore, numrin dhe përbërjen e komisioneve sektoriale,

• Numri i akteve të adresuara në komisionet sektoriale, si dhe

• Numrin e përgjigjeve të pranuara nga komisionet sektoriale
 

Gjatë dhe pas prezantimeve, u parashtruan një mori pyetjesh dhe përgjigjesh për përmbajtjen e prezantimeve dhe mënyrën e funksionimit të deritanishëm të komisioneve në fjalë, ku u zhvillua një diskutim shumë produktiv në sqarimin e kompetencave dhe funksionalizimin e komisioneve në përgjithësi.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors