Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-Njësia për Demokratizim me datën 29 nëntor 2016 ka organizuar takimin e përbashkët me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive të Linjës, lidhur me zbatimin e Rregullores (QRK) Nr. 01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave. 29 nëntor 2016
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-Njësia për Demokratizim me datën 29 nëntor 2016 ka organizuar takimin e përbashkët me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive të Linjës, lidhur me zbatimin e Rregullores (QRK) Nr. 01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha U.D. e Udhëheqëses së Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në cilësinë e Kryesueses së takimit e cila përshëndeti të pranishmit dhe i informojë, lidhur me procedurat dhe koordinimin e MAPL-së që është duke bërë me ministritë e linjës për shqyrtimin e akteve të komunave. Po ashtu ajo theksoj se kemi pasur disa vështirësi në fillim për shkak të ndryshimit te bazës ligjore mirëpo tani me kemi një koordinim me të mirë të këtij procesi, pasi në bashkëpunim me OSBE kemi organizuar disa takime të tilla, ku kemi sqaruar ndryshimet ligjore që kanë ndodhur. Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve ngritën disa shqetësime që kishin në nivel komunikimi dhe procedimi për te cilat u japen sugjerime konkrete.