Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 29.10.2014 ka mbajtur takimin e radhës me përfaqësuesit e komunave/drejtorët e drejtorive për kadastër, për të diskutuar lidhur me finalizimin e listës së fshatrave për secilën komunë veç e veç. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Agjencionit Kadastral të Kosovës. 29 tetor 2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 29.10.2014 ka mbajtur takimin e radhës me përfaqësuesit e komunave/drejtorët e drejtorive për kadastër, për të diskutuar lidhur me finalizimin e listës së fshatrave për secilën komunë veç e veç. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Agjencionit Kadastral të Kosovës.
Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal prezantuan përmbajtjen e projektligjit për kufijtë administrative të komunave si dhe listën e fshatrave të secilës komunë e cila më pas është diskutuar edhe me përfaqësuesit e komunave të cilët në disa raste kanë dhënë propozime dhe plotësime.
Ditëve në vijim pritet të takohen përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Agjencionit Kadastral të Kosovës me qëllim të finalizimit të listës së fshatrave/zonave kadastrale dhe dërgimit të tyre në komuna. Po ashtu, nga komunat të cilat nuk prezantuan në takime është kërkuar të japin ndryshimet dhe plotësimet eventuale deri në fundin e kësaj jave.