Në takimin e radhës të nivelit më të lartë politik me kryetarë të Komunave organizuar nga Ministria e Integrimit, Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se Komunat luajnë një rol të rëndësishëm sa i përket rrugës drejt liberalizimit të vizave.
04 korrik 2012, Prishtinë
Në takimin e radhës të nivelit më të lartë politik me kryetarë të Komunave organizuar nga Ministria e Integrimit, Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se Komunat luajnë një rol të rëndësishëm sa i përket rrugës drejt liberalizimit të vizave.
“Takimi i sotëm do të jetë i fokusuar eskluzivisht në rolin dhe rëndësinw e komunave në procesin e liberalizimit të vizave e ku si përgjegjësi kryesore e komunave në këtë proces është procesi i Riintegrimit të përsonave të riatdhesuar, ku një rol dhe obligim themelor dhe mjaft të rëndësishëm në këtë proces e kanë komunat, përkatësisht zyrat apo zyrtarët komunale për komunitete dhe kthim. Në mënyrë që procesi i Riatdhesimit dhe riintegrimit të mos jetë barrë financiare për komunat e Kosovës, Qeveria edhe këtë vit ka aprovuar fond të veqantë në vlerë afro 3.5 milion euro, i cili fond mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët e riatdhesuar pa dallime” – tha Ministri Petrovic.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se të gjitha institucionet qendrore qeveritare kanë marrë udhëzime të qarta, që dështimet dhe vonesat në përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave do të trajtohen me përgjegjësi.
“Duke marrë parasysh që procesi i integrimit është një proces afatgjatë që kërkon reforma të thella është me rëndësi që të vazhdojmë të mbajmë kursin pozitiv të progresit. Këto reforma marrin kuptimin më të plotë në nivelin lokal. Është pikërisht në nivelin lokal ku ligjet dhe strategjitë japin efektet e tyre, dhe ku nga letra kalojmë në veprime. Në këtë drejtim, në veçanti sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, dialogu dhe bashkëpunimi i mirëfilltë duhet të vazhdojë” tha Kryeministri Thaçi.
Ndërkaq Ministrja e Integrimeve evropiane, Vlora Çitaku duke rikujtuar punën e Qeverisë dhe marrjen e udhërrëfyesit gjatë muajit që shkoi tha se kjo është një punë e përbashkët e institucioneve të Kosovës ku niveli komunal ka pasur detyra të posaçme, përmbushja e të cilave ka luajtur rol kyç në marrjen e këtij udhërrëfyesi.
“Ju përgëzoj shumë për punën e bërë, por në të njëjtën kohë ju paralajmëroj se na pret një punë edhe më intensive, dhe prej jush kërkohet një përkushtim maksimal për të arritur deri aty ku jemi nisur. Suksesi i shënuar në këtë proces do të tregojë se sa jemi ne të aftë të përballojmë, edhe proceset tjera drejt integrimit evropian”.
Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe kryetarë të Komunave u tha se marrja e udhërrëfyesit është një kontribut i përbashkët i të gjithë qytetarëve të Kosovës.