Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me përfaqësues të Komunave për hartimin e planeve të integruara 2016-2018

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- Departamenti për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal  mbajti sot  takimin me përfaqësues të  Komunat e Republikës se Kosovës rreth hartimit të planeve të integruara 2016-2018. 30 prill 2015, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal- Departamenti për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal  mbajti sot  takimin me përfaqësues të  Komunat e Republikës se Kosovës rreth hartimit të planeve të integruara 2016-2018.

Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal,  z. Besim Kamberaj, dhe Drejtori  i Departamentit Ligjor, z. Agron Maxhuni,  prezantuan para përfaqësuesve të komunave,  Strategjinë  Afatmesme te Buxhetit,  nëpërmjet të cilit synohet të  organizohet dhe koordinohet puna në mënyrë efikase dhe efektive e buxhetit komunal dhe rregullave të përcaktuara me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH).

Zyrtarët e MAPL-së, shpjeguan strukturën e Planit te integruar te komunës i cili është  një përmbledhje e përgjithshme e drejtimit që planifikojnë komunat të arrijnë në tri vitet e ardhshme dhe të prioriteteve në të cilat do të fokusohen që të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve. Prioritetet e Planit të integruar te komunës, këto prioritete duhet të inkorporohen në procesin buxhetor 2016-2018 që të sigurohet një nivel i duhur i burimeve financiare për të arritur zbatimin me sukses të atyre prioriteteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors