Takim me studentet e Univeristitetit FAMA

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Sekretari i Përgjithshëm  i MAPL-së, z. Besnik Osmani  pritën në takim  studentët  e Universitetit FAMA të Prishtinës. Në këtë takim studentët e Universitetit FAMA  u njoftuan lidhur me fushëveprimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizmin e qeverisjes lokale në Kosovë. 15 prill 2015, Prishtinë

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Sekretari i Përgjithshëm  i MAPL-së, z. Besnik Osmani  pritën në takim  studentët  e Universitetit FAMA të Prishtinës. Në këtë takim studentët e Universitetit FAMA  u njoftuan lidhur me fushëveprimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizmin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm I MAPL-së,  z. Besnik  Osmani njoftoi studentët lidhur me rolin e MAPL-së në raport me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjshmërisë në komuna, mbështetjen e MAPL-së për komunat në fushën e avancimit të shërbimeve për qytetarët, si dhe format tjera të bashkëpunimit mes nivelit qendror  dhe lokal.  Në takimin me studentët e Kolegjit Fama gjithashtu u diskutua edhe për mënyrën e  ndarjes së buxhetit në komuna, se si  dhe funksionimi i administratës komunale dhe mënyrën e organizimit. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për funksionimin e komunave Veriore dhe mënyrën e organizmit të tyre. 

Zëvendësministri Bajram Gecaj dhe Sekretari Besnik Osmani, shprehën gatishmërinë e tyre për ti ndihmuar studentët edhe në të ardhmen duke ofruar informata për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale në Kosovë.