Besnik Osmani: Respektimi i të drejtave dhe lirive të komunitetit është mision të cilin duhet ta kuptojmë dhe respektojmë të gjithë bashkërisht
Në kuadër të aktiviteteve me komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE) organizuan sot takimin me Zëvendës kryesuesit e Kuvendit të komunës për të diskutuar lidhur me publikimin e udhëzuesi për Zëvendës kryesuesit e Kuvendi të komunës së Komuniteteve ku morën pjesë përfaqësues nga MAPL, OSBE dhe komunat. 14 Dhjetor 2015, Prishtinë
Besnik Osmani: Respektimi i të drejtave dhe lirive të komunitetit është mision të cilin duhet ta kuptojmë dhe respektojmë të gjithë bashkërisht
Në kuadër të aktiviteteve me komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizuan sot takimin me Zëvendës kryesuesit e Kuvendit të komunës për të diskutuar lidhur me publikimin e udhëzuesi për Zëvendës kryesuesit e Kuvendi të komunës së Komuniteteve ku morën pjesë përfaqësues nga MAPL, OSBE dhe komunat.
Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se Kushtetuta e Kosovës ka garantuar mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, që ka pasuar me një bazë të gjerë të legjislacionit dhe akte të tjera nënligjore, për të krijuar mekanizma të posaçme qendrore dhe lokale të cilat punojnë në promovimin e të drejtave të komuniteteve.
“Udhëzuesi për Zëvendës kryesuesin e kuvendit të komunës për komunitete” është dokument i cili do të ju ndihmojë komunave në forcimin e mekanizmave ligjor për ti përmbushur detyrat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, tha z. Osmani.
Duke folur për përgjegjësitë, obligimet e Zëvendës kryesuesve të kuvendit të komunës për komunitete, Sekretari Besnik Osmani tha se pavarësisht nga progresi i arritur deri tani në zbatimin legjislacionit për qeverisje lokale, MAPL, në bashkëpunim me partnerët e saj, në vazhdimësi punon me njësitë e vetëqeverisjes lokale me qëllim të avancimit të të drejtave të komuniteteve në vendimmarrjen lokale.
Udhëzuesi për Zëvendës kryesuesin e kuvendit të komunës për komunitete, do ti shërbej si dokument shpjegues vet Zëvendës kryesuesin e kuvendit të komunës, qeverisë qendrore dhe nivelit lokal si dhe grupeve të tjera të interesit siç janë organizatat jo-qeveritare dhe medieve.
“Respektimi i të drejtave dhe lirive të komunitetit është mision të cilin duhet ta kuptojmë dhe respektojmë të gjithë bashkërisht” tha Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani.
Përfaqësuesja nga OSBE, znj. Paivi Nikander, tha se udhëzuesi për Zëvendës kryesuesit e Kuvendit të komunës për Komunitete është dokument i rëndësishëm për forcimin e mekanizmave lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve në nivel lokal.