Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me Zyrtarë Komunal për Integrime Evropiane

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht, Departamenti për Integrime Evropiane ka organizuar takim me zyrtarët komunalë për Integrime evropiane.

30 tetor 2013, Prishtinë
     
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht, Departamenti për Integrime Evropiane ka organizuar takim me zyrtarët komunalë për Integrime evropiane.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Osmani theksoi se ky është një rast i mirë për të diskutuar, mu para zgjedhjeve lokale.

“MAPL do të kujdeset që në koordinim me MIE-në të njoftojë, Kryetarët e rinj të komunave për rëndësinë dhe rolin e tyre në këtë proces. Kur jemi tek Raporti i Progresit,  edhe këtë vit, ky raport paraqet një numër të caktuar sfidash. Edhe pse nënvizohet përmirësimi i kapaciteteve të komunave, mbetet akoma punë për t’u bërë sidomos në transparencën e vendimmarrjes së organeve lokale, menaxhimit të tokës, forcimit të kapaciteteve institucionale për komunat e reja, fushën e legjislacionit për vetëqeverisje lokale, fushën e planifikimit dhe investimeve publike etj” .

Ndërkaq, Udhëheqësja e DIEKP-së znj. Rozafa Ukimeraj,  tha se procesi i integrimeve evropiane është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar dhe meqë vetëm para dy ditwsh kanw filluar negociatat për MSA duhet ditur edhe rrugën e gjatë të këtij procesi, ashtu siç dihet se Komunat kanë rolin kryesor në këtë proces.

“Rezultatet e përmbushjes së obligimeve për integrimet evropiane do të maten në Komuna, atje ku njerëzit jetojnë dhe marrin shërbimet, ndërsa arritja e rezultateve të mira, natyrisht se është obligimi ynë i përbashkët, i qeverisë në njërën anë duke hartuar politikat, ndërsa implementimi në anën tjetër që realizohet nga Komunat. Sepse komunat përbëjnë tërësinë e shtetit dhe rezultatet e punës duhet të jenë të koordinuara nga dy nivelet e qeverisjes”.

Në fund, Udhëheqësja e DIE-së znj. Venera Kosumi theksoi se sa i përket çështjes së raportimit të komunave dhe plotësimit të pyetësorëve, në bazë të analizës dhe vlerësimit të bërë pyetësorëve të komunave, janë identifikuar se ka përmirësime nga komunat në çështjen e raportimit dhe plotësimit të pyetësorëve me të dhëna, mirëpo mbetet për t’u dëshiruar që cilësia e raportimit të ngritet dhe përmes saj të ofrohen të dhëna konkrete, të sakta, të përcaktuara për periudhat.

Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane u pajtuan me vlerësimet e dhëna nga zyrtarët e lartë të MAPL-së në çështjen e intensifikimit të komunikimit përmes takimeve mujore që do të mbahen në të enjten e fundit të çdo muaji, me thjeshtëzimin e formatit të raportit, ofrimin e mbështetjes dhe lehtësirave të dhëna nga MAPL. Po ashtu, ZKIE-të vlerësuan takimin e mbajtur dhe theksuan që këto takime janë frytdhënëse dhe të mirëseardhura për neve.

Në përmbyllje të takimit znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e DIEKP-së i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në takim, duke theksuar se “ky do të jetë vetëm takimi i parë në vazhdën e takimeve të rregullta mujore, duke konfirmuar njëkohësisht gatishmërinë e MAPL-së për bashkëpunim në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në procesin e integrimeve Evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors