Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSCE-në organizuan takimin e parë me zyrtarët komunal për integrime evropiane dhe zyrtarët ligjor në rajonin e Prizrenit për të diskutuar lidhur me koordinimin e politikave ndërmjet MAPL-së dhe komunave 24 nëntor 2015, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSCE-në organizuan takimin e parë me zyrtarët komunal për integrime evropiane dhe zyrtarët ligjor në rajonin e Prizrenit për të diskutuar lidhur me koordinimin e politikave ndërmjet MAPL-së dhe komunave.
Në takimin e organizuar nga MAPL dhe OSBE morën pjesë zyrtarë komunal për integrime evropiane dhe ligjore nga komunat: Prizren, Dragash, Pejë, Gjakovë, Istog, Deçan, Klinë, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Mamushë, Junik, Shtërpcë.
Në takimin me zyrtarët komunal u diskutua edhe për Udhëzuesin për menaxhimin e pronës dhe profilin e komunave të përgatitur nga MAPL-ja që pritet të publikohet gjatë këtij viti.
Lidhur me çështjet pronësore të komunave dhe problemet me të cilat po ballafaqohen komunat në këtë fushë, nga përfaqësuesit e MAPL-së u thekua se Udhëzuesi për menaxhimin e pronës ka për qëllim t’i ndihmojë komunat në shumë çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e pronës.