Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në organizuan takimin e tretë me zyrtarët ligjor të komunave, zyrtarët komunal për integrime evropiane dhe zyrtarët e informimit të komunave: Gjilan, Ferizaj, Shtërpcë, Kllokot, Viti, Kamenicë, Ranillug, Partesh, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtime për të diskutuar lidhur me profilin e komunave, udhëzuesin për menaxhimin e pronës komunale, si dhe koordinimin e politikave ndërmjet MAPL-së dhe komunave. Prishtinë, 9 dhjetor 2015
Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në organizuan takimin e tretë me zyrtarët ligjor të komunave, zyrtarët komunal për integrime evropiane dhe zyrtarët e informimit të komunave: Gjilan, Ferizaj, Shtërpcë, Kllokot, Viti, Kamenicë, Ranillug, Partesh, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtime për të diskutuar lidhur me profilin e komunave, udhëzuesin për menaxhimin e pronës komunale, si dhe koordinimin e politikave ndërmjet MAPL-së dhe komunave.
Në takimin me zyrtarët e komunave fillimisht u diskutua për profilin e komunave dhe për Udhëzuesin për menaxhimin e pronës, dokumente të cilat janë përgatitur nga MAPL-ja dhe të cilat pritet të publikohen gjatë fillimit të vitit të ardhshëm. Po ashtu, pikë e veçantë e diskutimit ishte edhe koordinimi i politikave ndërmjet MAPL-së dhe komunave.
Diskutim më i gjerë nga pjesëmarrësit ishte për çështjet pronësore të komunave dhe problemet me të cilat po ballafaqohen komunat në këtë fushë. Nga përfaqësuesit e MAPL-së u theksua se Udhëzuesi për menaxhimin e pronës ka për qëllim t’i ndihmojë komunat në shumë çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e pronës.