Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme organizoi tre takime koordinuese rajonale me zyrtarët komunal të Republikës së Kosovës për vitin 2012
27 shkurt 2013
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme organizoi tre takime koordinuese rajonale me zyrtarët komunal të Republikës së Kosovës për vitin 2012
Gjatë vitit 2012, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme organizuan tre takime koordinuese rajonale me zyrtarët komunal.
Takimet janë mbajtur me qëllim që politikat e të dy ministrive të orientohen më mirë dhe të jenë sa më pranë interesave të komunave dhe të komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.
Në takime morën pjesë Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Z. Rifat Krasnic, Zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Z. Husnia Bešković,Zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit, Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zyrtarë komunal.
Këto forume tashmë të kthyera në takime të rregullta, janë një mundësi e shkëlqyer për të vlerësuar progresin që Komunat e Republikës së Kosovës kanë arritur në lidhje me themelimin dhe avancimin e mekanizmave për të trajtuar çështjet për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, Zëvendësministri i Ministrisë të Administrimit të Pushtetit Lokal Z. Rifat Krasnic u shpreh se “takimet koordinuese rajonale janë një formë e mirë e demonstrimit tw tw bashkëpunimit sw Ministrisë dhe komunave të Republikës së Kosovës, në avancimin e qeverisjes lokale dhe njëkohësisht për të parë nga afër zhvillimet nga komunat në përmbushjen e përgjithësive të dala nga politikat qeveritare”.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë me forumet të tilla gjatë muajit Maj dhe Nëntor të këtij viti.