Sot, në Prishtinë, u mbajt takimi bilateral ndërmjet Strukturave Menaxhuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse për koordinimin dhe zbatimin e programit në të dy vendet.
Takimi u fokusua në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe planifikimin e hapave të mëtejmë në kuadër të zbatimit të programit.
Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, z. Jeton Qela, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës në Shqipëri, znj. Eridana Çano, si dhe stafi i Strukturave Menaxhuese dhe Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit nga Kosova dhe Shqipëria.
Gjatë takimit u riafirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe zbatimin efektiv të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë.




