Prishtinë, 11 shkurt 2021
Dje, Komiteti i Përbashkët Monitorues i Kosovës dhe Malit të Zi, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II 2014 – 2020, mbajtën takimin e 6-të, me ç’rast u prezantuan dhe u miratuan: raporti vjetor i zbatimit të programit për vitin 2020, plani i komunikimit dhe dukshmërisë/vizibilitetit për programin e bashkëpunimit ndërkufitar për vitin 2021, si dhe plani vjetor i punës së Sekretariatit të Përbashkët Teknik për vitin 2021.
Anëtarët e Komitetit të Përbashkët Monitorues të Kosovës dhe Malit të Zi u pajtuan që takimi i radhës të mbahet fizikisht, mirëpo në varësi të masave që mund të jenë në fuqi dhe të cilat pasqyrojnë gjendjen e përmirësuar ndërmjet të dyja vendeve nga COVID – 19.