Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i dytë i grupit punues për avancimin e politikës së punësimit të komuniteteve pakicë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në takimin e dytë të grupit punues, ku janë prezantuar rezultatet e hulumtimeve për përfaqësimin e komuniteteve pakicë në shërbimet publike dhe ndërmarrjet publike ne Kosovë

26 korrik 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në takimin e dytë të grupit punues, ku janë prezantuar rezultatet e hulumtimeve për përfaqësimin e komuniteteve pakicë në shërbimet publike dhe ndërmarrjet publike ne Kosovë.

“Në bazë të rezultateve të hulumtimit grupi punues do të zhvillojë rekomandimet për Qeverinë e cila ka për qëllim përmirësimin e politikave të punësimit të komuniteteve pakicë”, tha zëvendëskryeministri Petrovic.

“Punësimi nuk është vetëm çështje ekonomie por edhe i kyçjes së vërtetë sociale. Sistemi, që do të ishte si duhet, nënkupton që çdo njeri nga të gjitha komunitetet mund të jap kontribut. Qeveria nuk duhet të bazohet në numra por në suksese dhe produkte të vërteta, dhe se këtë  proces nuk po e bëjmë për dhjetë përqind, por për  produktivitet më të mirë dhe mirëkuptim më të mirë “, potencoi Ministri Petrovic.

Hulumtimi për përfaqësimin e komuniteteve pakicë në shërbimet publike dhe ndërmarrjet publike në Kosovë është bërë në bashkëpunim me  UNDP-in dhe realizuar nga  kompania Novus.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors