Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 02 shtator 2016, ka mbajtur takimin e dytë me radhë me Grupin Punues për hartimin e Koncept dokumentit për Menaxhimin e Pronës Komunale. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Ministria e Drejtësisë, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria Financave. 5 shtator 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 02 shtator 2016, ka mbajtur takimin e dytë me radhë me Grupin Punues për hartimin e Koncept dokumentit për Menaxhimin e Pronës Komunale. Në ketë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Ministria e Drejtësisë, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria Financave.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL, në cilësinë e Kryesueses se Grupit Punues e cili theksoi se partnerët tanë nga projekti Demos, kanë angazhuar një ekspert i cili i ka ofruar grupit punues një draft të dokumentit i cili përmban disa inpute për menaxhimin e pronës komunale, duke përfshirë praktikat në rajon, mirëpo dokumenti u vlerësua nga anëtarët fillestar dhe se ka nevojë të punohet akoma më shumë. Kryesuesja po ashtu kërkoi nga anëtarët e grupit punues që të japin propozime konkrete në draftin e parë te Koncept –dokumentit i cili është e hartuar nga Grupi punues, secili nga fusha e tij. Në këtë takim u diskutua edhe për draftin e parë të koncept dokumentit në përgjithësi si dhe gjendja aktuale që është duke ndodhur me menaxhimin e pronës. Takimi ishte ne frymë konstruktive me anëtarët e grupit punues, po ashtu kishte pajtim për procedimin tutje te Koncept- dokumentit konform afateve të parapara me agjendë dhe obligimeve ligjore me legjislacionin në fuqi edhe me akterët tjerë.