Zëvendëskryeministri Petrovic: “Suksesi i padiskutueshëm është përmendur me siguri në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, i cili theksoi rëndësinë e decentralizimit. Puna jonë e suksesshme nuk ka të ndaluar, ne vazhdojmë të luftojmë për të përmirësuar punën e komunave në Kosovë, veçanërisht në sferën e rritjes së buxhetit, përmirësimit të arsimit dhe infrastrukturës”.
14 dhjetor 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri Petrovic: “Suksesi i padiskutueshëm është përmendur me siguri në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, i cili theksoi rëndësinë e decentralizimit. Puna jonë e suksesshme nuk ka të ndaluar, ne vazhdojmë të luftojmë për të përmirësuar punën e komunave në Kosovë, veçanërisht në sferën e rritjes së buxhetit, përmirësimit të arsimit dhe infrastrukturës”.
Bashkë-kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic dhe nga Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith u mbajt takimi i grupit ndërministror për decentralizim, në të cilin merrnin pjesë ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të ambasadave, si dhe të institucioneve e organizmave relevant që veprojnë në Kosovë.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic, theksoi suksesin e pasidkustueshëm I cili është përmendur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
“Puna jonë e suksesshme nuk ka të ndaluar, ne vazhdojmë të luftojmë për të përmirësuar punën e komunave në Kosovë, veçanërisht në sferën e rritjes së buxhetit, përmirësimit të arsimit dhe infrastrukturës. Ne po vazhdojmë me sfida në zbatimin e decentralizimit në veri të Kosovës. Ne ende kemi punë në funksionalizimin e tri komunave në veri dhe në krijimin e komunës së Mitrovicës Veriore" – theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare z. Pieter Feith tha se shpreson se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë procesin e decentralizimit si pjesë e ndërtimit të shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Decentralizimi mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës:
“Decentralizimi dhe mbështetja e pushtetit lokal për të kryer funksionet e saj, vazhdon të mbetet një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot, por edhe në të ardhmen. Decentralizimi është parim i sistemit demokratik të qeverisjes dhe një nga parimet për një qeverisje të mirë”.
Në fund të Takimit Ndërministror për Decentralizim Zëvendëskryeministri Petrovic dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, duke folur njëkohësisht edhe si Kryesues i Grupit Ndërministror prezantoi rezultatet si:
1. Progresi në reformimin ligjor dhe transferimin e kompetencave vazhdon. Ne kemi punuar së bashku këtë vit në legjislacionin e rëndësishëm si Ligji për Ndërmarrjet Publike, Ligji mbi Vënien e Adresave, Ligji për Shëndetësi, Ligji mbi Partneritetin Publik-Privat, Ligji mbi Teatrin, Ligji mbi Hoçën e Madhe, Ligji mbi Skemën e Ndihmës Sociale, Ligj mbi Bibliotekat, Ligji mbi Turizmin, Ligji mbi Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe të tjera, Ligji mbi Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligji mbi Policinë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që këto ligje të janë të harmonizuara me dispozitat e dokumentit të Presidentit Ahtisaari dhe të janë të zbatueshme në ambientin tonë shoqëror dhe demokratik. Ato duhet të jenë të harmonizuara me njëra-tjetrin pa pasur ndonjë vështirësi në zbatimin në praktikë.
2. Rishikimi i menaxhimit të financave publike ka shënuar progres të mirë. Misioni i fundit i vlerësimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka regjistruar këtë progres dhe ne tani duhet të jemi të kujdesshëm gjatë zbatimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë dhe lidhur me si këto rezultate do të japin ndikimin e tyre në formulat e buxhetit dhe grantet për komunat tona. Më tej, raporti i auditimit ka treguar se komunat kanë pasur progres në menaxhimin e përgjithshëm të komunave, me disa nga rekomandimet që ne duhet t’iu kushtojnë vëmendje më të madhe.
3. Procesi i emërimit të komandantëve të stacioneve policore, forcimi i kapaciteteve të tyre dhe të infrastrukturës teknike në komunat e reja kanë shënuar progres. Tani ne kemi një agjendë të caktuar dhe do të marrin masa për progres të mëtejshëm.
4. Në fushën e shëndetësisë, janë duke u ndërtuar spitale në Graçanicë dhe Shtërpcë. Një ndërtesë e Mjekësisë Familjare Kryesore së shpejti do të inaugurohet në Partesh. Buxheti për financimin e spitaleve në këto komuna ka qenë i vendosur në tabelat e buxhetit për vitin 2012. Mbetet problem vazhdimi i financimit për pjesën e dytë të ndërtesës së spitalit.
5. Kompetencat e deleguara si shërbime dhe funksione rregullatore të cilat kryhen nga komunat në nivel lokal, por në emër të qeverisë qendrore, si shënimet kadastrale, regjistrimi civil, regjistrimi i votuesve, regjistrimi dhe licencimi i bizneseve, shpërndarja e pagesave të ndihmës sociale dhe mbrojtja e pyjeve gjithashtu kanë shënuar përparim.
6. Sigurisht, fokusi kryesor i punës sonë ishte në marrjen e masave për të krijuar parakushtet themelore për krijimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut. Në lidhje me këtë Ekipi Përgatitor Komunal i Mitrovicës së Veriut është ndarë në tri grupe sipas fushave të aktiviteteve: të informacionit publik, të akteve normative e të buxhetit dhe për projekte dhe investime kapitale, duke zhvilluar aktivitetet e tyre. Në kuadër të fushatës për të promovuar decentralizimin, MAPL në bashkëpunim me ICO ka përgatitur reklamë televizive dhe material propagandues në lidhje me procesin e decentralizimit në veri të Mitrovicës, ku janë paraqitur përfitimet për qytetarët nga procesi i decentralizimit, që do të shpërndahen në mesin e qytetarëve të Mitrovicës Veriore me mesazhin: "Decentralizimi, në fakt, nënkupton zhvillimin e komunës dhe shumë aspekte të jetës së përditshme (shëndetësi, arsim, infrastrukturën komunale, shërbime publike)", dhe – "Përfitimet e Pjesës Veriore të Mitrovicës nga Pako e Ahtisarit”.