Në kuadër të raportimit të rregullt për procesit të Decentralizmit në Kosovë, bashkë-kryesuar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic dhe Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, z. Pieter Faith u mbajt takimi i Grupit Ndërministror për Decentralizmin. Prishtinë, 23 mars 2011
Në kuadër të raportimit të rregullt për procesit të Decentralizmit në Kosovë, bashkë-kryesuar nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic dhe Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, z. Pieter Faith u mbajt takimi i Grupit Ndërministror për Decentralizmin.
Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi tha se Decentralizimi mbetet çështje kyçe për një qeverisje më të mirë dhe efikase, sepse përmes decentralizimit të pushtetit ne arrijmë të ofrojmë shërbime më të mira publike në të gjitha sektorët dhe për të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës.
"Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar të krijoj një ambient ku toleranca, dialogu dhe mirëkuptimi ndërmjet të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë të jetë parimi i parë i bashkëjetesës” tha Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi tha se krijimi i komunave të reja ka lehtësuar shumë jetën e qytetarëve, duke ju mundësuar që përmes qeverisjes lokale të prekin pushtetin dhe qeverisjen.
"Decentralizimi është pa dyshim parim i botës demokratike, i cili do ta shpie Kosovën më afër vlerave perëndimore. Do të jem këmbëngulës që pas themelimit të komunës së re të Mitrovicës së veriut, duhet që të përgatitim që të gjithë qytetarëve që jetojnë në komunat në veri të Kosovës t’iu mundësojmë zgjedhje të lira dhe transparente në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës” tha Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi.
Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se Kosova tashmë ka një bazë moderne ligjore në fushën e vetëqeverisjes lokale, e cila është në përputhje të plotë me parimet dhe kriteret e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, në respektim të plotë të të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe promovimit dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Duke raportuar për të arriturat në procesin e Decentralizimit , Zëvendëskryeministri Petrovic tha se tani funksionojnë me sukses si komuna në vete: Graçanica, Kllokot/Vërboci, Ranillugu e Parteshi, ndërkohë që ka kaluar pa asnjë problem zgjerimi i Komunës së Novobërdës me 14 zona kadastrale shtesë.
Ndërsa, lidhur me zbatimin e decentralizmit në Veri, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ekipi Përgatitor Komunal i Mitrovicës së Veriut është ngritur dhe po punon në mënyrë aktive për përmbushjen e objektivave për krijimin e komunës së re.
"Janë bërë shumë përpjekje dhe shumë arritje, , sidoqoftë të gjithë së bashku kemi ende shumë rrugë për të bërë me qëllim të arritjes së objektivit tonë: përmirësimit të mirëqenies së të gjithë qytetarëve në Kosovë, duke i siguruar qasje dhe përfshirje të barabartë të gjithë qytetarëve” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se do jetë një vëmendje të shtuar ndaj komuniteteve jo-shumicë në vend në mënyrë që të gëzojnë integrimin e plotë në shoqëri dhe të drejtat e barabarta si gjithë qytetarët tjerë.
“Fokusi dhe vëmendja kryesore e punës gjatë muajve në vijim do të jetë mbështetja e aktiviteteve të Ekipit Përgatitor Komunal në Mitrovicën e Veriut, me qëllim që të përmbyllet me sukses edhe krijimi i komunës së re” theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ndërsa, Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare z. Pieter Faith tha se decentralizimi ka shënuar progres dhe se janë krijuar të gjitha komunat që janë paraparë me në planin e Ahtisarit dhe drejtohen nga komuniteti përkatës shumicë, përveç asaj të Mitrovicës së Veriut.
"Ne duhet të sigurojmë transferimin e plotë të kompetencave nga qeveria qendrore në nivelet lokale dhe të sigurohemi se burime te mjaftueshme janë në dispozicion për komunat e reja. Po ashtu, duhet t’i informojmë qytetarët në veri për rëndësinë dhe përfitimet e decentralizimit si një vlerë e Evropës”, tha Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare z. Pieter Faith.
Takimi i Grupit Ndërministror për Decentralizmin ishte njëri nga takimet e rregullta ku u prezantua progresi në procesit të decentralizmit në fushat e legjislacionit, pushtetit lokal, themelimit të komunave të reja, ngritjes së kapaciteteve të komunave në koordinim me donatorët, dhe komunikimi me publikun.
Gjithashtu në takim u diskutua edhe plani i Plani i Veprimit për Procesin e Decentralizmit si dhe Mandati i Ekipit Përgatitor Komunal për veriun e Mitrovicës.