Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i Grupit Punues Ndërministror për Koncept-dokumentin për kufijtë administrativ të komunave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 06 shtator 2017, ka mbajtur takimin e radhës me Grupin punues  ndërministror për Koncept dokumentin për kufijtë administrativ të komunave. Në takim morën pjesë përfaqësueses nga MAPL-ja, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Agjencioni i Statistikave të Kosovës.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL-së, në cilësinë e Kryesueses se grupit punues e cili prezantoi plotësimet ndryshimet të cilat janë bërë në  zhvillimin e këtij koncept dokumenti dhe njoftoi të pranishmit për trajnimin që do të mbahet nga asistenca teknike e instrumentit TAIEX si dhe për procedurat ligjore për procedim të dokumentit në Qeveri.

Për anëtarët e Grupit punues do jepet edhe një afat që të dërgojnë komentet e tyre në formë elektronike para se dokumenti të dërgohet për konsultim paraprak dhe publik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors