Takimi i Grupit punues nënsektorial për Koordinim me Donatorë

29 mars 2012, Prishtinë

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal u mbajt takimi i dytë i Grupit punues nënsektorial për Koordinim me Donatorë “Qeverisja lokale dhe Decentralizimi”.

Në këtë takim janë diskutuar këto pika: Procesi i Reformës në pushtetin lokal dhe decentralizimi, për të cilën temë ka folur, z. Avni Sahiti, Drejtor i Departamentit për Hulumtime dhe  Reformë të Pushtetit Lokal/DHRPL, pastaj për zhvillimin regjional dhe bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkufitar një prezantim e bëri z. Besim Kamberaj, drejtor i Departamentit për Zhvillim Regjional dhe Integrime Evropiane/DZHRIe, si dhe sa i përket Legjislacionit dhe monitorimit, ka prezantuar z. Agron Maxhuni, Drejtor i Departamentit Ligjor/DL, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Po ashtu në takim është bërë prezantimi i projekteve aktuale që mbështesin qeverisjen lokale nga donatorët: USAID/DEMI, TWINING, CBC dhe UNDP.